Ndërlidhjet

IKSHPK: Një viktimë dhe 14 raste pozitive me koronavirus


Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë.

Zyrtarët shëndetësorë në Kosovë kanë regjistruar të hënën një rast të vdekjes nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Viktima është nga Rahoveci.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se bazuar në 1.904 mostra të testuara, janë shënuar edhe 14 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri. Shifra prej 14 do të thotë se 0.7 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 93 pacientë, ndërsa raste akive janë 3.551.

Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.258 raste me COVID-19. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2.240, ndërkaq, 101.467 pacientë janë shëruar.

XS
SM
MD
LG