Ndërlidhjet

IKSHPK: Një viktimë dhe shtatë raste të reja me COVID-19


Ilustrim.
Ilustrim.

Autoritetet shëndëtësore në Kosovë kanë njoftuar për një viktimë nga COVID-19, e regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Të premten janë shënuar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) bëri të ditur se kjo shifër bazohet në 2.295 mostra të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 147 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.511.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,466 pacientë me këtë virus. Prej tyre 103.711 janë shëruar ndërsa 2,244 kanë vdekur.

Sipas një njoftimi të ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.

XS
SM
MD
LG