Ndërlidhjet

OXFAM: Krizat në Liban vështirësojnë jetën e komunitetit LGBTQ


Një vajzë mban flamurin me ngjyra të ylberit, një simbol i komunitetit LGBT. Foto nga arkivi.
Një vajzë mban flamurin me ngjyra të ylberit, një simbol i komunitetit LGBT. Foto nga arkivi.

Situata pas shpërthimit në portin e Bejrutit në Liban, kriza ekonomike dhe pandemia e COVID-19 janë faktorë që kanë cenuar më shumë se kurrë komunitetin LGBTQ (Lezbiket, Homoseksualët, Biseksualët, Transgjinorët dhe Ndërseksualët).

Kështu thuhet në një raport të ri të organizatës OXFAM, një lëvizje globale që lufton padrejtësitë dhe varfërinë.

Më 4 gusht të vitit 2020 në portin e Bejrutit ndodhi një shpërthim që shkatërroi një pjesë të qytetit, dhe si pasojë, sipas OXFAM-it, ndikimet në komunitetin LGBT ishin të mëdha.

Një nga shpërthimet jo-bërthamore më të mëdha në botë vrau më shumë se 200 njerëz dhe la mijëra të pastrehë, duke përfshirë shkatërrimet në lagjet: Mar Mikhail dhe Gemmayzeh, të njohura për larushi kulturore.

"Këto lagje ofruan një strehë për individët LGBTQ", tha OXFAM në raport.

Organizata shtoi se komuniteti LGBTQ në Liban tani ishte "duke u përballur me një krizë strehimi" dhe se më shumë se gjysma e individëve të intervistuar i kishin shtëpitë e tyre të dëmtuara nga shpërthimi.

Raporti tha se "39 për qind nuk kanë një hapësirë të sigurt për jetesë, dhe 11 për qind ishin detyruar të ktheheshin të familjet e tyre. Shumë prej tyre thanë se në ambientet familjare përballeshin me mjedise të pasigurta ose të papranueshme".

Nizar Aouad, këshilltar gjinor i OXFAM në Liban tha se shpërthimi "shkatërroi çdo hapësirë të sigurt".

Disa prej bareve, klubeve të natës dhe hapësirave të komunitetit gjithashtu janë mbyllur shkaku i masave të izolimit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Mundësitë që ato të rihapen janë të vogla për shkak të krizës ekonomike shkatërruese.

Libani është një nga vendet më liberale të Lindjes së Mesme, por komuniteti LGBTQ vazhdon të përballet me diskriminim sistematik shoqëror, ekonomik dhe ligjor.

Porti i Bejrutit, gati një vit pas katastrofës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

XS
SM
MD
LG