Ndërlidhjet

Ushtria afgane rimerr kontrollin në dy rajone


Harta e Afganistanit.
Harta e Afganistanit.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka njoftuar se pas disa ditësh të luftimeve, forcat e sigurisë kanë rimarrë kontrollin e dy rajoneve në provincën veriore Faryab nga militantët talibanë.

Në javët e fundit, talibanët kanë marrë kontrollin e dhjetëra rajoneve nga forcat qeveritare.

Kjo ka ngritur shqetësime se qeveria e mbështetur nga Perëndimi në Kabul dhe forcat afgane të sigurisë do të humbin fuqinë, pasi forcat ndërkombëtare të drejtuara nga SHBA-ja të përfundojnë tërheqjen e trupave të tyre deri më 11 shtator, 20 vjet pas sulmeve terroriste në SHBA.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se po bën përpjekje për të rimarrë edhe dy rajone tjera: Ghazni dhe Parvan.

Civilët afganë rrokin armët pas ofensivës së talibanëve
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Zyrtarë dhe burime të tjera thanë se forcat afgane gjithashtu kanë bërë përparime në provincat Kunduz dhe Takhar. Burimet lokale thanë për Radion Evropa e Lirë se luftime të ashpra po zhvillohen në Baghlan, Kunduz, Balkh, Takhar dhe Faryab, si dhe në Paktia dhe Zabul.

Pentagoni vlerëson se talibanët tani kontrollojnë 81 nga 419 qarqet në Afganistan derisa bisedimet për një zgjidhje politike midis zyrtarëve të qeverisë afgane dhe talibanëve kanë ngecur.

SHBA-ja ka siguruar Afganistanin se do t’i qëndrojë pranë pavarësisht tërheqjes së trupave.

Premtimi u bë nga ana e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, javën e kaluar, me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, kreun e Këshillit të Lartë afgan për Pajtimin Kombëtar.

“Por afganët do të duhet të vendosin për të ardhmen e tyre", ka thënë Biden.

XS
SM
MD
LG