Ndërlidhjet

Policia serbe zbulon shtatë migrantë të fshehur në një kamion


Oficerët doganorë serbë gjetën shtatë emigrantë pa dokumente në një kamion me patate të skuqura në një kamion në Leskovc të Serbisë, më 4 gusht 2021.
Oficerët doganorë serbë gjetën shtatë emigrantë pa dokumente në një kamion me patate të skuqura në një kamion në Leskovc të Serbisë, më 4 gusht 2021.

Autoritetet serbe kanë gjetur shtatë migrantë, pa dokumente, në një kamion që transportonte patate të skuqura.

Migrantët u zbuluan të fshehur në kamion në një nga terminalet e mallrave në Leskovc, njoftoi Administrata Doganore.

Policia kishte dyshuar se në kamionin me targa të Beogradit ishin të fshehur migrantët prandaj më datë 30 korrik e ka shoqëruar atë në terminalin e mallrave.

Mjeti transportues mbante patate të skuqura nga Greqia të cilat ishin të destinuara për një importues nga Leskovci.

Kamioni ku u zbuluan migrantët e fshehur.
Kamioni ku u zbuluan migrantët e fshehur.

Migrantët, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, shkojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të kaluar pastaj më lehtë në territorin e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG