Ndërlidhjet

Kosovë: Pesë viktima dhe 1.765 raste të reja me COVID-19


Anëtarët e stafit mjekësor të veshur me kostume mbrojtëse flasin së bashku ndërsa punojnë në Klinikën për Sëmundjet Infektive, në Prishtinë, më 27 nëntor 2020.
Anëtarët e stafit mjekësor të veshur me kostume mbrojtëse flasin së bashku ndërsa punojnë në Klinikën për Sëmundjet Infektive, në Prishtinë, më 27 nëntor 2020.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën (17 gusht) janë regjistruar edhe 5 të vdekur nga koronavirusi i ri.

Sipas njoftimit, viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vitisë.

Në laboratorët publikë dhe privatë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 1.765 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra bazohen në 9.581 mostra të testuara.

Nga grupmosha 20-29 vjeç të infektuar janë 434 persona, ndërkaq nga 30-39 vjeç janë infektuar 285 vetë.

Po ashtu, nga mosha 10 deri 19 vjeç, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëshin paraprak kanë dalë pozitivë me COVID-19, 179 persona.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 10.183. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 121 pacientë.

Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118.752 raste me COVID-19, ku 2.286 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit, në fund të muajit mars, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.

Deri më 17 gusht 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

XS
SM
MD
LG