Ndërlidhjet

Kosovë: 19 viktima dhe mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19


Një spital në Gjilan ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

Të premten (17 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 19 viktima të reja nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar, në 2,878.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 279 raste të reja të të infektuarve me koronavirus bazuar në 6,079 mostra të testuara.

Bazuar në 6,079 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 4.5 për qind.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,269 persona të shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive mbeten 12.464.

Deri të premten në mesditë, 418,421 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Prej tyre, 44 janë në kujdes intensiv, ndërsa 540 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Shifrat janë pak më të ulëta se një ditë më herët, kur në spitale ishin të shtrirë 719 pacientë me koronavirus - 47 prej tyre në kujdes intensiv.

XS
SM
MD
LG