Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe 12 raste të reja me COVID-19


Një infermiere kujdeset për pacientin me COVID-19, në Klinikën Infektive, Prishtinë - Foto nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 25 nëntor se ka regjistruar 12 raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 1,559 mostrave.

Në 24 orët paraprake, po ashtu, janë shëruar 16 pacientë, ndërkohë raste aktive janë 323.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirus, në 24-orëshin paraprak janë dhënë 1,627 doza të vaksinës.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi 12 vjeç.

Deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 1.6 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit dhe 759,134 persona janë imunizuar me të dyja dozat.

Në Kosovë jepen vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca dhe qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën prej këtyre dy vaksinave duan të marrin.

XS
SM
MD
LG