Nga kriza me energji në Kirgizi, deri te protestat e minatorëve boshnjakë, gjendja e migrantëve në kufirin Bjellorusi- Poloni janë disa prej ngjarjeve që shënuan javën e shkuar dhe u dokumentuan nga Radio Evropa e Lirë. Për më shumë fotogaleri klikoni KËTU.
Fotografitë e javës
5
Policia duke arrestuar një protestues të moshuar afër Gjykatës Supreme në Moskë më 25 nëntor. Gjykata mbajti seancë pas peticionit për mbylljen e grupit më të vjetër dhe më të njohur të të drejtave të njeriut, ‘Memorial’, gjë e cila shkaktoi zemërimin e qytetarëve.
6
Një tifoz i klubit rus të futbollit, Lokomotiv Moska duke përkrahur ekipin e tij në ndeshjen e garës Europa League kundër Lazios në RZD Arena në Moskë më 25 nëntor.
7
Një grua kirgize ecën rrugës afër një pllakati reklamues të një kandidati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në fshatin Tash-Dobo, rreth 25 kilometra nga Bishkeku.
8
Një burrë skijon në liqenin e ngrirë Saisary në Yakutsk, kryeqytet i Republikës Sakha në Lindjen e largët ruse.