Ndërlidhjet

Kosova regjistron 108 raste të reja me koronavirus


Klinika Infketive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Klinika Infketive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 4 janar se janë regjistruar edhe 108 raste të reja me koronavirus.

Ky është numri më i madh i rasteve të reja në javët e fundit.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve të fundit nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.

Numri i rasteve të reja doli pas testimit të 6.169 mostrave.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 637.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.161 doza të vaksinës.

Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 784.166 persona.

XS
SM
MD
LG