Ndërlidhjet

Pesë raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë


Një qytetare duke u testuar në IKSHPK.
Një qytetare duke u testuar në IKSHPK.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të enjten më 3 shkurt, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes, si dhe 2,110 raste të reja me koronavirus.

Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 9,451 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 22.32 për qind.

Aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 30,871 qytetarë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 3,772 persona.

Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 806,884, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 84,819 qytetarë.

Në Kosovë, aktualisht, janë në fuqi masat kundër pandemisë. Vendimi për këto masa u mor nga Qeveria më 21 janar.

Bazuar në masat që janë në fuqi, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Gastronomia mund të punojë nga ora 05:00 deri më 21:00, ndërkohë është në fuqi ndalimi i qarkullimit, përveç rasteve të veçanta nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

XS
SM
MD
LG