Ndërlidhjet

Moskë: Disa blerës pranuan të paguajnë gazin rus në rubla


Rublat ruse. Foto ilustruese
Rublat ruse. Foto ilustruese

Disa blerës të gazit rus kanë pranuar që pagesat t’i bëjnë me rubla, tha zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, raporton Reuters.

“Po presim vendimin (kalimin në rubla) nga importuesit e tjerë”, ka thënë Novak në komentet e publikuara në revistën e brendshme të ministrisë.

Novak nuk e ka zbuluar identitetin e blerësve të cilët kanë kaluar në pagesën me rubla.

Presidenti rus Vladimir Putin tha muajin e kaluar se blerësit e gazit rus nga vendet “armike” duhet të paguajnë në rubla, një masë e refuzuar nga autoritetet e Bashkimit Evropian në kuadër të regjimit të sanksioneve kundër Moskës.

Putin ka paralajmëruar Evropën se po rrezikon që furnizimin me gaz të ndërpritet, nëse nuk paguhet në monedhën ruse, ndërkohë që po përpiqet të hakmerret për sanksionet.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës fqinje, të cilën Moska e quan një “operacion special ushtarak”.

Në mars, Putin propozoi që blerësit e energjisë të hapnin llogari në Gazprombank, ku pagesat në euro ose dollarë do të konvertoheshin në rubla.

Armenia ka bërë disa pagesa në rubla për dërgesat e gazit natyror rus, tha ministri i saj i ekonomisë Vagan Kerobyan, më 15 prill, në një intervistë për median ruse RBC.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto tha, më 11 prill, se Hungaria planifikon të paguajë gazin rus në euro, përmes Gazprombank.

XS
SM
MD
LG