Ndërlidhjet

Guterres takohet të martën me Putinin


Presidenti rus Vladimir Putin (majtas) me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në Kremlin në Moskë, 20 qershor 2018.
Presidenti rus Vladimir Putin (majtas) me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në Kremlin në Moskë, 20 qershor 2018.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, të martën, më 26 prill, ka thënë Kremlini.

Guterres do të ketë edhe një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Zëdhënësi i OKB-së Eri Kaneko tha se Guterres shpreson që gjatë udhëtimit të tij në Moskë, të diskutojë lidhur me atë se çfarë mund të bëhet për të vendosur paqen në Ukrainë.

“Zyra e tij është gjithashtu në kontakt me qeverinë ukrainase për një vizitë të mundshme”, shtoi Kaneko.

XS
SM
MD
LG