Ndërlidhjet

Papa shpreson që shpejt mund ta vizitojë Kievin dhe Moskën


Intervistë ekskluzive e Reuters me Papa Françeskun në Vatikan.
Intervistë ekskluzive e Reuters me Papa Françeskun në Vatikan.

Papa Françesku hodhi poshtë zërat se ai planifikon që së shpejti të japë dorëheqje dhe tha se shpreson të vizitojë Kievin dhe Moskën në të ardhmen e afërt.

Në një intervistë për Reuters, Papa Françesku tha më 4 korrik se "nuk më kishte shkuar kurrë në mendje" të planifikoj pensionimin në fund të verës, megjithëse ai përsëriti se mund të largohej një ditë në mënyrën se si Papa Emeritus Benedikti XVI e bëri në 2013.

Papa kishte planifikuar të vizitonte Kongon dhe Sudanin e Jugut këtë javë, por duhej ta anulonte udhëtimin sepse mjekët e rekomanduan për më shumë terapi në një gju të lënduar.

Ai tha se ka planifikuar të udhëtoj në Kanada më 24-30 korrik dhe tha se shpreson të vizitojë Rusinë dhe Ukrainën pas kësaj.

Pas këtyre komenteve, Ukraina ripërtëriu ftesën e saj për Françeskun për të vizituar Ukrainën dhe i kërkoi Papës që të vazhdojë të lutet për popullin ukrainas.

“Është koha për të thelluar lidhjet me ata që e dëshirojnë sinqerisht”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleh Nikolenko.

“Ne ripërtërijmë ftesën drejtuar Papa Françeskut për të vizituar vendin tonë dhe ju nxisim që të vazhdoni të luteni për popullin ukrainas”.

XS
SM
MD
LG