"Manifesta” gati të hapë dyert në Prishtinë
Edicioni i 14-të i Bienales Evropiane Nomade "Manifesta" hapet të premten në Prishtinë dhe vazhdon deri më 30 tetor. Ky edicion i kushtohet artit në hapësirat publike. Në të kaluarën, "Manifesta" është mbajtur në Marsejë të Francës, në Palermo të Italisë apo në Cyrih të Zvicrës. Në bisedën me Radion Evropa e Lirë, zyrtari për media i "Manifesta"-s, Dardan Hoti, tregon më shumë detaje.