Ndërlidhjet

Zelensky viziton qytetin e vijës së parë të frontit, Bahmutin


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, viziton qytetin e Bakmutit. 20 dhjetor 2022.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, viziton qytetin e Bakmutit. 20 dhjetor 2022.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, Bakmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.

Ai takoi ushtarët dhe u ndau çmime për ta, tha presidenca.

Për muaj të tërë, Bakmuti ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse në rajonin e Donjeckut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Megjithatë, forcat ukrainase kanë arritur ta frenojnë avancimin.

Korrespondentja e BBC-së për Evropën Lindore, Sarah Rainsford, e përshkruan vizitën si nxitje morali për trupat ukrainase dhe një kontrast me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili u fotografua javën e kaluar në një vend të paspecifikuar në Rusi me gjeneralët e tij.

Zelensky ka vizituar më parë qytete të tjera të çliruara, së fundmi Hersonin dhe Izyumin.

Bakmuti ka qenë në qendër të fushatës ruse për muaj të tërë.

Pak civilë kanë mbetur tani në qytet, i cili kishte një popullsi prej 70.000 banorësh para luftës.

Sot është dita e 300-të që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, e cila gjithashtu vizitoi Bakmutin, shkroi në Facebook:

“Çfarë janë 300 ditë në luftën tonë më shumë se 300-vjeçare për çlirimin nga Rusia! "Ne jemi në këmbë. Ne po luftojmë. Ne do të fitojmë!"

XS
SM
MD
LG