Ndërlidhjet

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard


Tanket Leopard 2. Fotografi ilustruese.
Tanket Leopard 2. Fotografi ilustruese.

Një kompani ruse tha se do të ofrojë pesë milionë rubla (72.000 dollarë) për ushtarët e parë që shkatërrojnë ose kapin tanket e prodhimit perëndimor në Ukrainë.

Kremlini u zotua se forcat ruse do të zhdukin çdo tank perëndimor të dërguar në Kiev.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane janë pajtuar për t'i dërguar Ukrainës dhjetëra tanke të avancuara luftarake gjatë muajve të ardhshëm për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit, derisa lufta po hyn në muajin e 12-të.

Vendimi i aleatëve të Kievit është kritikuar nga Kremlini si një përshkallëzim i rrezikshëm dhe zëdhënësi Dmitry Peskov tha se tanket do të "digjen" në vijën e frontit.

Tani një kompani ruse - Fores, me bazë në Urale, e cila prodhon mjete për industrinë e energjisë - po ofron pagesa në para për ushtarakët rusë që "kapin ose shkatërrojnë" tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman ose Abrams të prodhimit amerikan.

Kompania tha se do t'i paguajë pesë milionë rubla (72.000) dollarë ushtarit të parë rus që shkatërron tankun e par dhe nga 500.000 rubla (7.200 dollarë) për të gjitha sulmet e mëvonshme.

Autoritetet ukrainase kanë thënë vazhdimisht se atyre u nevojiten 300 tanke ndërsa përpiqen të dëbojnë forcat ruse nga territori i tyre.

Rusia ka shumë më shumë tanke se Ukraina, por modelet e tyre janë inferiore në disa aspekte kyçe ndaj modeleve perëndimore.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina pritet të nisin ofensiva në javët e ardhshme, me tanke që pritet të luajnë një rol jetik në ato beteja, thanë ekspertët.

XS
SM
MD
LG