Dy dekada marsh përkujtimor nëpër rrugën e vdekjes nga Srebrenica
Gjatë njëzet vjetëve të fundit, në periudhën ndërmjet 8 dhe 10 korrikut, mijëra njerëz kanë ecur nëpër rrugën e vdekjes prej 100 kilometrash, të cilën, në verën e vitit 1995, e kaluan ndërmjet 12 dhe 15 mijë njerëz që po iknin nga Srebrenica. Që nga viti 2004, Marshi i Paqes organizohet për nder të viktimave të masakrës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, e cila, në vitin 2007, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u cilësua gjenocid i kryer nga ushtria e Republikës Sërpska. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
30 tetor 2026Si dështuan institucionet ta mbronin Arlinda Zekajn?
-
30 tetor 2026Pa tanke, pa raketa: Sulmet që mund ta godasin Kosovën
-
28 tetor 2026"Vritesh o vdes urie": Jeta nën okupimin rus në Oleshki
-
28 tetor 2026Tetë vjet, gjashtë qeveri, një autostradë e papërfunduar
-
27 tetor 2026Pas Vuçiqit: Çfarë presin serbët e Kosovës?