Paga përballë shpenzimeve: Si t’i menaxhojmë paratë?
Sa herë që rriten të ardhurat, duket sikur rriten edhe shpenzimet. Në një realitet ku çmimet ndryshojnë vazhdimisht, shumëkush përballet me sfidën se si t’i menaxhojë financat dhe ta mbajë nën kontroll buxhetin mujor. Në episodin e dhjetë të podkastit “5 pyetje”, trajtojmë kulturën financiare dhe sfidat reale me të cilat përballen qytetarët në menaxhimin e parave. Kontabilistja Elvira Ibrahimi flet për ndikimin e rritjes së pagës minimale në standardin e jetesës, presionin ndaj stilit të jetesës nga rrjetet sociale, dhe mënyrat praktike për të kursyer dhe për ta mbyllur muajin pa u futur në borxhe.
Përmbajtja
-
4 prill 2026Si ndikojnë rrjetet sociale në shëndetin mendor
-
28 mars 2026Si funksionon dezinformimi në Kosovë
-
7 mars 2026Si e prek lufta në Iran ekonominë e Kosovës?
-
28 shkurt 2026A është Kosova destinacion i investimeve në turizëm?