Ndërlidhjet

Shqipëri: Edi Rama – synon rizgjedhje në Tiranë


Lideri i opozitës socialiste në Shqipëri, Edi Rama, do të garoj për rizgjedhje për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, më 8 maj, ka njoftuar sot partia e tij.

Prej vitit 2000, zoti Rama ishte zgjedhur tri herë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Gjatë një debati të mbrëmshëm televiziv, zoti Rama, paralajmëroi luftë të ashpër zgjedhore kundër Partisë Demokratike në pushtet, për shkak se, “regjimi i Berishës ka kryer vjedhje në zgjedhjet parlamentare me qëllim që ta mbajë pushtetin e tij”.

Kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë së Tiranës, do të jetë Lulzim Basha, i cili ka paraqitur dorëheqje nga posti i ministrit të brendshëm në qeveri dhe nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG