Ndërlidhjet

Libi, rebelët avancojnë në disa zona


Të mbështetur nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit, kryengritësit rebelë kanë ripushtuar disa zona që mbaheshin nga trupat e Gadafit.

Goditjet ajrore kanë hyrë në javën e dytë të tyre, ndërsa në shënjestër kishin zonat ushtarake dhe civile në qendër të Libisë.

Qeveria e Gadafit tha se bombat kanë rënë edhe në rrugën që lidh Axhdabian me Sirten, ndërsa viktimat përfshijnë ushtarë dhe civilë.

Ushtria franceze tha se avionët e saj kanë shkatërruar të paktën pesë aeroplanë ushtarakë dhe dy helikopterë që i përkisnin regjimit të Gadafit në bazën Misrata.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se koalicioni ndërkombëtar po tregohet i suksseshëm në zbatimin e rezolotës së OKB-së, e cila mbështet të gjitha masat e mundshme për mbrojtjen e civilëve libianë.
XS
SM
MD
LG