Ndërlidhjet

Irak, 38 të vrarë nga sulmi


Ka shkuar në 38 numri i viktimave të sulmit në selinë e këshillit krahinor të qytetit Tikrit.

Në mesin e të vrarëve janë të paktën 3 ligjvënës, ndërsa mbi 60 persona të tjerë janë plagosur.

Autoritetet irakiane të sigurisë thonë se sulmuesit kanë përdorur makina bombë, rripa shpërthyes dhe granata dore, ndërsa kanë mbajtur peng njerëzit.

Trupat qeveritare janë përpjekur të hyjnë në ndërtesë për të liruar pengjet.
XS
SM
MD
LG