Ndërlidhjet

Japonia ndan 4.83 milion euro për ambientin në Kosovë



Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka nënshkruar një marrëveshje me ambasadorin e Japonisë në Republikën e Kosovës, Shigeo Iwatani, e cila i hap rrugë realizmit të Grant Ndihmës Japoneze prej 4.83 milion euro për të financuar projektin që do të përmirësoj mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë dhe Prizren.

“Japonia në këto 12 vjetët e fundit ka qenë përkrah popullit të Kosovës. Na ka mbështetur në faza të rëndësishme dhe të vështira të zhvillimit. Prandaj edhe në këto javë këto shteti i Kosovës dhe populli i saj do të jetë përkrah popullit japonez”, tha Hoxhaj.

Ambasadori jo rezident i Japonisë, ka thënë se Japonia e vlerëson lartë progresin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, drejt një shteti demokratik dhe multietnik në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG