Ndërlidhjet

Afganistan, vazhdojnë protestat kundër djegies së Kuranit


Protestat kundër djegies së Kuranit në Shtetet e Bashkuara, janë rikthyer edhe sot në Afganistan.

Qindra njerëz, kryesisht të rinj, janë mbledhur në rrugët e Kandaharit duke brohoritur “Vdekje Shteteve të Bashkuara” dhe “Vdekje Karzait”.

Militantët talibanë kanë bërë thirrje për vazhdimin e protestave, duke fajësuar forcat qeveritare për çdo përdorim të dhunës.

Rreth 20 persona kanë humbur jetën në protestat e dy ditëve të fundit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka quajtur “skandaloze” vrasjet në Afganistan, të shkaktuara në shenjë revolote “ndaj djegies së Kuranit nga një klerik i Shteteve të Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG