Ndërlidhjet

Dy të vrarë në protestat për Kuranin


Dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në protestat kundër djegies së Kuranit në Afganistan.

Qindra protestues kanë mbushur rrugët e Kandaharit dhe Xhalalabadit në shenjë proteste ndaj gjestit të pastorit amerikan, Teri Xhons.

Zhvillimet e reja vijnë pas vrasjes së 20 personave në dy ditët e fundit, shtatë nga të cilët ishin punonjës të OKB-së.

Zëdhënësi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Den Meknorton, tha se OKB-ja nuk ka plane për evakuimin e stafit.

“Ajo që kemi parë nga sulmi në zyrën tonë në Mazar Aharif, është se këto sulme, për fat të keq, mund të bëhen kudo në vend. Ne do të punojmë dhe do të sigurojmë masa të tjera për të mbrojtur stafin tonë dhe civilët e paarmatosur”, ka thënë Meknorton.

Pastori i kishës në Florida, Teri Xhons, ka fajësuar Islamin për shkaktimin e dhunës vdekjeprurëse.

“Unë mendoj se ata nuk kanë të drejtë të vrasin njerëz. Nëse një fqinj më fyen mua, pa marrë parasysh se çfarë më bën, kjo nuk ma jep të drejtën të thyej shtëpinë e tij dhe ta vras. Por, unë mendoj se ata padyshim kanë të drejtë të protestojnë”, ka thënë Xhons.

Ngjarjet në Afganistan i ka dënuar edhe presidenti Obama, duke i cilësuar ato si “skandaloze”.
XS
SM
MD
LG