Ndërlidhjet

AAK-ja kërkon tryzë të partive parlamentare


"Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme janë të domosdoshme për stabilizimin afatgjatë të skenës politike të vendit, e cila është e dëmtuar rëndë me zgjedhjet e manipuluara parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar", thuhet në një komunikatë të AAK-së, të lëshuar pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.

Kryesia e AAK-së kërkon mbajtjen e Tryezës Politike të të gjitha subjekteve parlamentare si rrugë për gjetjen e konsensusit politik në Kosovë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është forca e katërt parlamentare në vend, pas PDK-së, LDK-së dhe Lëvizjes Vetvendosje.
XS
SM
MD
LG