Ndërlidhjet

Klinton uron gazetarin iranian


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i ka dërguar urimet "më të thella" gazetarit të burgosur iranian Ahmad Zeidabadi, i cili e fitoi çmimin e UNESCO-s Guilermo Kano për Lirinë e Shtypit në Botë për vitin 2011.

Në deklaratë, Klinton tha se çmimi është mirënjohje për punën e tij dhe gazetarëve tjerë iranianë, të cilët ndodhen në burg për "përpjekjet e guximshme të tyre për një rrugë të re për Iranin".

Klinton tha se çmimi është mirënjohje edhe për kulturën e pasur dhe përkushtimin e fortë të iranianëve për të drejtat e njeriut, përkundër shtypjes brutale nga qeveria e tyre.

Zeidabad ishte në mesin e qindra të arrestuarve gjatë shtypjes së protestave që shpërthyen pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në qershor 2009.
XS
SM
MD
LG