Ndërlidhjet

Forcat siriane qëllojnë pjesëmarrësit në funeralin e viktimave



Forcat e sigurisë në Siri kanë hapur zjarr me municion luftarak për të shpërndarë një ceremoni mortore për njerëzit që u vranë një ditë më parë në qytetin jugor Dara.

Amar Kurabi, kreu i Organizatës Kombëtare për të Drejtat e Njeriut në Siri, tha se disa njerëz janë plagosur nga të shtënat e sotme.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që qeveria siriane u ka vendosur kufizime të rrepta raportimeve të mediave në vend.

Të paktën 22 vetë u vranë dje në Dara dhe fshatrat për rreth kur forcat qeveritare hapën zjarr në drejtim të protestuesve.
XS
SM
MD
LG