Ndërlidhjet

Shkup: Më 14 prill shpërndahet Kuvendi, zgjedhjet më 5 qershor



Kuvendi i Maqedonisë do të shpërndahet më 14 prill kurse më 5 qershor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Njoftimi u bë i ditur nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski pas konsultimeve me grupet parlamentare, ku munguan ato të opozitës.

“ Mbledhjen për shpërndarjen e Kuvendit do ta caktojë të enjten më 14 prill kurse më 15 prill do të nënshkruaj vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve në pajtueshmëri me marrëveshjen paraprake të udhëheqësve të partive politike, pra, zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor ”, deklaroi Veljanovski. Ky i fundit ftoi opozitën që të marrë pjesë në aktin e shpërndarjes së Kuvendit.

Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare si pasojë e krizës politike, që rezultoi me braktisjen e Kuvendit nga ana e Lidhjes Socialdemokrate, për shkak ndërhyrjes së pushtetit në punën e disa mediave që konsiderohen të afërta me opozitën.
XS
SM
MD
LG