Ndërlidhjet

Afganistan: Aeroplani pa pilot ka vrarë dy ushtarë amerikanë



Zyrtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara thanë se predha e shkrepur nga një aeroplan amerikan pa pilot duket se ka qenë shkaktare e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë gjatë luftimeve në provincën jugore afgane Helmand.

Ushtria ka nisur hetime për incidentin, i cili nëse konfirmohet, do të jetë i pari i këtij lloji.

Incidenti që filimisht u raportua nga mediat amerikane, duket të jetë shkaktuar nga hutia në fushëbetejën afër qytetit Sangin ku forcat amerikane po i luftojnë kryengritësit.

Departamenti i Mbrojtjes nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar, por vetëm tha se raportet po hetohen.
XS
SM
MD
LG