Ndërlidhjet

Egjipt: Ish presidenti Mubarak në spital


Raportet që mbështeten në zyrtarë të sigurisë dhe të shëndetësisë së Egjiptit, thonë se ish presidenti Hosni Mubarak është pranuar në spital në pushimoren Sharm el-Sheik, ku ai jeton prej se u përmbys nga posti i presidentit.

Hosni Mubarak, 82 vjeçar, është tërhequr më 11 shkurt, pas kryengritjes popullore kundër regjimit të tij.

Pak para tërheqjes nga posti, ai vuante nga disa probleme shëndetësore.

Gjatë ditës së sotme ai është dashur të merrej në pyetje nga hetuesit lidhur me akuzat për korrupsion dhe dhunë kundër protestuesve gjatë kryengritjes.
XS
SM
MD
LG