Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënon sulmin terrorist në Minsk


Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nëpërmjet një kumtese, e ka dënuar atë që cilësohet si “sulm i qartë terrorist”, që e goditi metron në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, me ç’rast u vranë 12 vetë dhe u plagosën 150 të tjerë.

Mëtutje, në kumtesën e 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit theksohet “ky sulm i qartë terrorist dënohet në mënyrën më të fuqishme”.

Në deklaratë përkujtohen të gjitha vendet se masat anti-terror duhet të jenë në harmoni me obligimet sipas ligjeve ndërkombëtare për të drejtat të njeriut, për refugjatë dhe të drejtën humanitare.

Autoritetet e Bjellorusisë thonë se sulmuesi i dyshuar me bombë dhe dy ndihmës të tij janë arrestuar dhe e kanë pranuar involvimin në shpërthim.
XS
SM
MD
LG