Ndërlidhjet

Proteston opozita serbe


Partia më e madhe opozitare serbe do të mbajë një protestë anti qeveritare të shtunën, duke shpresuar se do të detyrojë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme para vitit 2012.

Udhëheqësi Partisë Progresive, Tomislav Nikoliq ka deklaruar të premtën se kur ta përfundojnë protestën, “Presidenti Tadiq nuk do ketë zgjidhje tjetër pos të shpallë zgjedhje të parakohshme”.

Tadiq i cili u takua me Nikoliq më herët gjatë kësaj jave ka deklaruar se nuk do ketë datë të zgjedhjeve të reja para se Serbia të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Aplikacioni i Serbisë për këtë status është dorëzuar në fund të vitit 2010.

Serbia është udhëhequr nga një koalicion pro Bashkimit Evropian që nga viti 2008, mirëpo vështirësitë e vazhdueshme ekonomike dhe zhgënjimi me hapat e ngadalshëm drejt integrimit evropian ka bërë që shumë njerëz të jenë të paknaqur.

XS
SM
MD
LG