Ndërlidhjet

Zanier: Ndërkombëtarët të nxjerrin mësime nga Kosova



Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e ndërgjegjshme të mos përsërisë në Libi gabimet e bëra gjatë ndërhyrjes në Kosovë, ka thënë shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier në një intervitë për agjencinë gjermane të lajmeve. Në fillim të kësaj jave, duke folur për krizën libiane, precedenti i Kosovës është përsëritur dhe nga ministri i jashtëm i Finlandës Aleksandër Stub.

“Ka mësime që bashkësia ndërkombëtare duhet t’i nxjerrë dhe një prej tyre është se kur merren nisma të kësaj natyre, siç janë ndërhyrjet ushtarake, është e nevojshme të kemi dhe një strategji dalëse”, tha Zanier.

Në Kosovë, ka theksuar shefi i UNMIK-ut, nuk ka pasur strategji të qartë, derisa vendimi për statusin, pas ndërhyrjes ushtarake “në vazhdimësi është shtyrë bazuar në idenë shohim e bëjmë”. “Edhe sot jemi ende duke pritur”, ka thënë Zanier.

“Kosovarët menduan se bashkësia ndërkombëtare, në një mënyrë apo në një tjetër, do të pranonte faktet në terren, por kemi parë rezultate të tjera”.

Zanieri theksoi se pas ndërhyrjes ushtarake një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare morri anën e Serbisë.

“Me shpalljen e pavarësisë Kosova nisi rrugën e saj, por nuk ka mundur ende t’i shkojë deri në fund. Aktualisht është e bllokuar në mes të rrugës”, thotë shefi i UNMIK-ut.

I pyetur për raportin e Dik Martit mbi trafikimin e organeve dhe keqtrajtimin e të burgosurve gjatë luftës në Kosovë, Zanieri pohoi se “gjëra që nuk janë të shkruara” në raport, por që janë të njohura për autorin, senatorin zviceran Dik Marti, “mund të përcaktojnë zhvillimin e ngjarjeve” duke çuar në rihapjen e çështjes.

Lamberto Zanirei, i cili aktualisht drerjton misionin e OKB-së në Kosovë është një nga kandidatëtë kryesorë për të marrë drjetimin e OSBE-së.
XS
SM
MD
LG