Ndërlidhjet

Irani thotë se janë rrëmbyer 12 inxhinerë në Afganistan



Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit tha se 12 inxhinerë iranianë janë rrëmbyer nga sulmues të armatosur në Afganistanin perëndimor.

Ramin Mehmanparast tha se inxhinerët iranianë punonin në provincën perëndimore Farah, për një kompani e cila është përfshirë në ndërtimin e autostradës që lidh Iranin me Afganistanin.

Ai tha se çështja po hetohet nga ambasada e Iranit në Kabul dhe ambasada e Afganistanit në Teheran.

Zëvendës guvernatori i provincës Farah tha se vetëm nëntë ishin iranianë, ndërsa tre të tjerët afganë.
XS
SM
MD
LG