Ndërlidhjet

Siri: Protestat po kthehen në "rebelim të armatosur"



Trazirat në Siri kanë marrë formën e një "rebelimi të armatosur", deklaroi Ministri i Brendshëm sirian. Ai shtoi se grupet që po i shkaktojnë protestat e dhunshme nuk do të tolerohen.

Deklarata u bë pasi të hënën mijëra protestues anti-qeveritarë kishin marrë kontrollin e qendrës së qytetit të Homsit, i treti për nga madhësia në Siri.

Aktivistët deklarojnë se deri në 12 është numri i të vrarëve në Homs gjatë protestave të së dielës.
XS
SM
MD
LG