Ndërlidhjet

Hungari: Kryqi i Kuq evakuon romët



Kryqi i Kuq hungarez ka larguar qindra romë nga një fshat i Hungarisë pasi një grup paraushtarak i ekstremit të djathtë kishte ardhur në atë rajon për tu stërvitur.

Aksioni i Kryqit të Kuq nuk ishte lajmëruar, por erdhi pas incidenteve të raportuara mes aktivistëve të ekstremit të djathtë dhe popullatës rome.

"Kjo është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Kryqi i Kuq i Hungarisë organizon evakuimin e civilëve të rrezikuar nga aktivitetet paraushtarake", njoftoi KKH.

Grupe paraushtarake ultranacionaliste kanë qenë aktive gjatë javëve të fundit në disa rajone të Hungarisë duke patrulluar në zonat e populluara me romë. Kjo ka bërë që grupet e të drejtave të njeriut të kërkojnë veprimin e shpejtë të qeverisë.
XS
SM
MD
LG