Ndërlidhjet

Libi: Forcat qeveritare terhiqen nga Misrata


Ushtarët e qeverisë së Libisë kanë thënë se ata janë urdhëruar që të tërhiqen nga Misrata të cilen e kishin mbajtur të rrethuar për gati dy muaj.

Një ushtar i lënduar që është kapur nga rebelët, i ka thënë agjencisë Reuters, se urdhëri për tërheqje është marë të premtën dhe se njësia e tij ishte në proces të tërheqjes të shtunën kur rebelët i sulmuan ata.

Ky urdhër vjen pasi Libia zyrtarisht ka njoftuar që aeroplanët e NATO-s kanë sulmuar një vend shumë afër hapësirës ku qëndron Muamer Gadafi, në qendër të Tripolit.

Zëdhënsi i qeverisë, Musa Ibrahim ka thënë se tre persona kanë vdekur gjatë këtij sulmi. Nato nuk e ka komentuar ngjarjen.

Presidenti Obama dhe liderët e Francës dhe Britanisë thonë se ata nuk do t’i ndalojnë sulmet ajrore derisa Gadafi të largohet nga pushteti.
XS
SM
MD
LG