Ndërlidhjet

VJENË


Kryenegociatori për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari nga fillimi i shkurtit do të propozoj "pavarësinë e mbikqyrur" si zgjidhje për statusin e Kosovës, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja vjeneze "Presse".
Për këtë zgjidhje më 26 janar në Vjenë do të duhej të harmonizonin qëndrimet vendet anëtare të Grupit të Kontaktit, ndërsa vendimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të pasonte në mars, vë në pah "Presse".
Kjo e përditshme austriake citon ndihmës sekretarin shtetëror amerikan Daniel Fried të ketë thënë se "SHBA-të duhet të mendojnë për alternativat në rast se zgjidhja për Kosovën nuk do të jetë e mundur brenda Kombeve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG