Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush nominoi sot drejtorin e shërbimeve të kundërzbulimit, John Negroponte, në postin e zëvendës Sekretarit të Shtetit.
"Përvoja e gjërë e John Negropontes, vlerësimi i qartë, njohuritë e tij për Irakun dhe luftën kundër terrorizmit e bëjnë atë zgjedhje të mirë për postin e zëvendës Sekretarit të Shtetit, dhe unë shpresoj të punoj me të në postin e tij të ri", tha Bush.
Ai tha se këto ndryshime në Departamentin e Shtetit vijnë në momente vendimtare.
Ndërsa në postin e Negropontes, Bush ka nominuar admiralin amerikan në pension, Michael McConell, për të cilin ai tha se "ka përvojë, mendje dhe karakter për të pasur sukses" në krye të shërbimeve kombëtare të kundërzbulimit.
Këto nominime duhet të konfirmohen në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, presidenti Bush ka nominuar Thomas D'Agostino në detyrën e kreut të programeve bërthamore amerikan në vend të Linton Brooks.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG