Ndërlidhjet

MOORE:"ENERGJIA MJET SHANTAZHI I RUSISË"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Disa politikanë dhe analistë thonë se potenciali i madh financiar që Rusia siguron si rezultat i çmimit të lartë të naftës dhe gazit, në sytë e elitës politike ruse, është bërë instrument për ndikim në zhvillimet politike në botë. Jevgenij Uolk nga Fondacioni Heritage thotë se "prioritet kryesor i Moskës është të rikthej statusin e saj në nivelin e superfuqisë ku dikur ishte ish Bashkimi Sovjetik". A pajtoheni me këtë mendim apo kemi të bëjmë me një ekzagjërim?

PATRICK MOORE
Kemi të bëjmë me një ekzagjërim. Dikush që ka pirë disa gota votkë këtë mbase edhe mund ta ëndrrojë. Kemi të bëjmë me një vend të madh të njohur për korrupsionin dhe krimin. Megjithë shumat e mëdha të parave që i siguron nga nafta dhe gazi kjo nuk ndrron imazhin e Rusisë si një vend me probleme shumë të mëdha sociale, demografike e të ngjashme. Kemi të bëjmë me një vend që i takon botës së tretë pavarësisht dollarëve nga nafta dhe gazi. Rusia më nuk ka Ukraininën që gjatë historisë ka qenë çelsi i rolit prej superfuqie të Moskës. Pa burimet dhe industrinë e Ukrainës, Rusia nuk paraqet fuqi globale, nuk ka as vendet e Azisë Qendrore dhe burimet natyrore të tyre...Rusia nuk ka më as aletaët – kukulla në Evropën Lindore që i siguronin dalje deri te dyert e Vjenës. Rrëfimet nga Moska për statusin prej një superfuqie janë recidivë të nostalgjisë dhe paaftësi për të akceptuar faktin se ata kanë humbur perendorinë që e kishin.

RADIO EVROPA E LIRË
Ka analistë që thonë se "elita ruse ka fuqizuar botëkuptimin se vendet që një kohë ishin nën ndikimin sovjetik edhe tash duhet t'i takojnë sferës së ndikimit rus". Tentimet individuale të disa vendeve që të braktisin këtë sferë ndikimi dhe të orientohen nga Perendimi janë ndëshkuar nga Moska. A mund dhe a do të mbroj Perendimi këto vende?

PATRICK MOORE
Ate që ju e thoni është edhe një dëshmi e pafatësisë së Moskës për t'u pajtuar me humbjen e perandorisë. Ky është një problem psikologjik që është parë edhe në vendet tjera kur kanë humbur perandoritë siç është rasti me Francën dhe Britaninë. Është gjithashtu një refleks i thellë i të menduarit imperial rus në raport me vendet që nuk janë larg kufinjëve të Rusisë. Atyre në Moskë që ende jetojnë me këtë nostalgji dhe që mbase synojnë restauimin e perandorisë duhet thënë se kjo më nuk do të lejohet, sepse ekzistojnë disa limite. Pavarësia e Ukrainës dhe Gjeorgjsë për Shtetet e Bashkuara është e rënëdsishme po aq sa të themi edhe pavarësia e Meksikës dhe Kanadasë.

RADIO EVROPA E LIRË
Aktualisht ka tensione tregtare ndërmjet Rusisë dhe Belorusisë. Rusia ka detyruar Minskun të paguaj dyfishë për gazin, ndërsa Bellorusia është përgjegjur duke kërkuar tatime për naftën që nga Rusia shkon në Evropën perendimore. Ç'farë qëndron pas këtij mospajtimi tregtar ndërmjet dy vendeve që kanë shumë gjëra të përbashkëta?

PATRICK MOORE
Kjo dëshmon se Rusia është e gatshme ta shfrytëzoj energjinë si instrument politik ose për të shantazhuar. Ka vëzhgues që mendojnë se qëllimi përfundimtar është vënja e Belorusisë nën Federatën Ruse si entiteti i 90-të politik. Kjo do të thoshte kontrroll absolut të Rusisë ndaj Bellorusisë. Sipas Putinit kontrrolli absolut është variant më i mirë se disponimi i një kukulle lojale siç ka qenë deri vonë Lukashenko.
Stejt Departmenti këto ditë tha se është shumë e rëndësishme që vendet tjera ta kuptojnë se Rusia është e gatshme ta shfrytëzoj energjinë si instrument politikë. Mbi këtë bazë vendet duhet të bëjnë përpjekje të hulumtojnë për më shumë forma të burimeve energjetike dhe jo të mbeten të varuara nga Rusia.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG