Ndërlidhjet

PRAGË


Ende nuk është caktuar data e takimit të Grupit të Kontaktit, në të cilin i dërguari i posaçëm i KB Martti Ahtisaari do ta paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës, ka deklaruar zëdhënësi Remi Durlo.
"Nuk mund të konfirmoj nëse ky takim do të mbahet më 26 janar në Vjenë, por mund të them se mendoj se është e logjikshme që të ndodhë", ka thënë Durlo.
"Anëtarët e Grupit të Kontaktit janë vazhdimisht të informuar. Ne me ata i ndajmë propozimet dhe idetë tona", ka thënë Durlo, për të shtuar se Prishtina dhe Beogradi do të njihen me propozimin përfundimtar sapo ai të jetë gati.
XS
SM
MD
LG