Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka urdhëruar qeverisë që të vazhdojë bisedimet me delegacionin e Bjellorusisë lidhur me transportin e naftës dhe gazit rus përmes territorit bjellorus.
Mosmarrëveshjet mes Moskës dhe Minskut bënë që dje të ndërpritet furnizimi i Gjermanisë dhe Polonisë me gazin rus ndërsa prej mbrëmë nuk furnizohen as Çekia, Sllovakia dhe Hungaria.
Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek tha se "nafta dhe gazi janë bërë pjesë e politikës neoimperialiste të Rusisë".
Komisioni Evropian tha se është e "papranueshme" që BE-ja nuk është informuar për ndërprerjen e gazit, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës kryeson BE-në, deklaroi.
"Ndërprerja e furnizmit e shkatërron besimin. Ne u themi partnerëve tanë rusë e bjellorusë se konsultimet e tilla janë më e pakta që mund të bëjnë", tha Merkel.
XS
SM
MD
LG