Ndërlidhjet

BAGDAD


Një person i armatosur ka sulmuar një grup pelegrinësh në qytetin Qerbela të Irakut, derisa po ktheheshin nga Meka duke i lënë së paku 8 të vrarë dhe 14 të plagosur.
Ndërkohë ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi për tre ushtarë të saj të vrarë në sulme të ndara. Në zhvillime të tjera presidenti irakian Jalal Talabani tha se qeveria duhet ta shtyjë ekzekutimin e dy ish zyrtarëve të lartë irakianë të dënuar për krime kundër njerëzimit.
Ai nuk dha hollësi se kur ata do të ekzekutohen, por i ftoi autoritetet që fillimisht 'ta kontrollojnë situatën".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG