Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani sot ka kërkuar nga Iraku që të punoj për lirimin e pesë zyrtarëve iranianë të arrestuar nga forcat amerikane në Irak dhe që ta ndalin, siç është thënë "aventurizmin" amerikan në këtë vend të trazuar nga lufta. Kjo kërkesë u bë gjatë një bisede telefonike ndërmjet ministrit të jashtëm iranian, Manucher Mottaki dhe kolegut të tij irakian, Hoshyar Zebari. Para dy ditësh, në Arbil të Irakut, forcat amerikane kanë arrestuar 6 iranianë, por në ndërkohë njëri është liruar. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se këta persona ishin të lidhur me gardën Revolucionare të Iranit dhe asnjëri prej tyre nuk kishte pasaportë diplomatike. Irani këmbëngulë se ata ishin diplomatë. Nju Jork Tajmsi ka raportuar se sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice ka thënë se ndërhyrja në Arbil ishte bërë me urdhër të presidentit George Bush, sipas një autorizimi për ofensivë të gjërë ushtarajke kundër operativistëve iranianë në Irak.
XS
SM
MD
LG