Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëdhënësi i qeverisë irakiane ka konfirmuar se dy të akuzuarit, bashkëpunëtorë të Saddam Husseinit, janë varur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bagdad.
Gjysmë vëllai i Saddamit Barzan Ibrahim, ish shef i kundërzbulimit, dhe Awad Hamed al-Bandar, kreu i Gjykatës Revolucionare të Irakut, u shpallën fajtorë bashkë me ish diktatorin irakian për vrasjen e 148 shiitëve në vitin 1982.
Bassam Ridha, këshilltar i kryeministrit irakian, i konfirmoi ekzekutimet në një konferencë për shtyp.
"Sot në orën 3 të mëngjesit, 15 janar 2007, u krye ekzekutimi i të akuzuarve Barzan Ibrahim al-Tikriti dhe Awad Hamed al-Bandar. Ky njoftim është nga tribunali i lartë i Irakut", tha Ridha.
Ekzekutimi u bë në ish selinë e shërbimit të zbulimit, aty ku Saddam Husseini u var më 30 dhjetor.
XS
SM
MD
LG