Ndërlidhjet

BAGDAD


Komandanti i trupave amerikane në Irak, George Casey ka shpallur arritjen e ushtarëve të parë të Shteteve të Bashkuara atje, si pjesë e planit të ri të presidentit Bush për shtimin e sigurisë. Gjatë javës së kaluar, zoti Bush shpalli se do të dërgoj 21500 trupa shtesë, kryesisht në Bagdad, pr ta ndalur dhunën. Gjeneral Casey nuk tha se sa trupa kanë arritur sot. Ai u shpreh se arritja e ushtarëve të rinj ndoshta nuk do të sjellë rezultate të menjëhershme, por shtoi se pret që situata në Irak të përmirësohet gjatë verës dhe vjeshtës.
- Së bashku, ne dhe irakianët, kemi forca të mjaftueshme dhe të besueshme për të siguruar se do të kemi sukses. Por, siç ndodhë me secilin plan, nuk ka garantime për sukses dhe kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Por, me mbështetje substanciale politike dhe përpjekje të përqendruara të të gjitha palëve, besoj se ky plan do të funksionoj, tha gjeneral Casey.
XS
SM
MD
LG