Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabbagh ka konfirmuar se dy ish zyrtarë të lartë të regjimit të Saddam Husseinit janë ekzekutuar me varje për krime kundër njerëzimit. Ai ka thënë se nuk ka pasur dhunim të procedurës gjatë varjes së ish shefit të shërbimit të zbulimit, Barzan Ibrahim al-Tikriti dhe ish shefit të Gjyqit revolucionar të Irakut, Awad al-Bandar. Këto ekzekutime u bënë dy javë pas varjes së Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG