Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatorët nga Partia Demokrate dhe ajo Republikane e bënë publike marrëveshjen mbi projekt rezolutën, e cila kundërshton planin e presidentit George Bush për dërgimin e 21 mijë e 500 trupave shtesë në Irak.
Rezoluta thotë se "nuk është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që ta thellojnë angazhimin e tyre ushtarak në Irak". Rezoluta nuk do të ketë forcën e ligjit nëse miratohet në Senat por mund të shkaktojë përplasjen ndërmjet presidentit dhe Kongresit për kursin e luftës.
Chuck Hugel, senator republikan i cili ndihmoi në hartimin e projekt rezolutës, tha se do të bënte çmos për ta ndalur politikën e Bushit për luftën.
"Mendoj se është papërgjegjësi e rrezikshme që jetët e amerikanëve të vazhdojnë të vihen në mesin e një lufte sektare të padefinuar qartë. Është gabim", tha Hagel.
Drafti u hartua nga Hugel dhe senatorët demokratë Carl Levin dhe Joseph Biden.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snoë tha se Bushi do t'i shtyjë përpara planet për dërgimin e trupave shtesë në Irak, me ose pa mbështetjen e Kongresit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG