Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësues të zyrave diplomatike të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit kanë vizituar sot disa rajone në veri të Kosovës për të folur me banorët lidhur me kthimin e të zhvendosurve. Ata kërkuan më shumë kurajo nga serbët që të kthehen në shtëpitë e tyre që i kanë braktisur pas luftës dhe gjatë trazirave të marsit. Këto komente ata i bënë gjatë vizitës në fshatin Svinjar, përkatësisht Frashër të Mitrovicës.
"Ne kuptuam se shqetësim kryesor mbetet sigurimi dhe kjo është pengesa kryesore për kthimin e banorëve në fshatin Svinjare", tha shefi i zyrës ruse Andrej Donov.
Ndërkaq përfaqësues të serbëve thanë se bashkësia ndërkombëtare po përpiqet të shfajësohet për mossuksesin në fushë të kthimit të të zhvendosurve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG